19 Prill 2019

Qytetarët e Kosovës po mashtrohen për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 12 korrik - Qytetarët e Kosovës, për një kohë të gjatë po mashtrohen, në radhë të parë nga bashkësia ndërkombëtare e pastaj, si pasojë edhe nga politikanët kosovarë se procesi i liberalizimit të vizave është perspektivë europiane, diçka e pashmangshme dhe vetëm sa nuk ka ndodhur.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut - KMDLNJ thekson se të gjitha vendit e rajonit kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave pasi, kryesisht, vetëm pjesërisht i kanë përmbushur kriteret e parapara dhe se ky liberalizim ka qenë më shumë politik, se sa përmbushje e standardeve të parapara.

Për dallim nga shtetet tjera, që në planin e përmbushjes së kritereve dhe forcimit të demokracisë përmes shtetit të së drejtës kanë pasur lehtësime dhe kritere më të buta, Kosovës sipas KMDLNj-se i janë vendosur kritere që nuk i ka pasur asnjë vend apo shtet i rajonit siç ishte demarkacioni, bisedimet me Serbinë, Gjykata Speciale dhe kritere të tjera.

"Realisht, në këtë kontekst, Kosova si një shtet me një demokraci të brishtë dhe me probleme të natyrës ekonomike dhe politike të shkaktuara edhe nga Serbia e cila, që nga përfundimi i luftës, në kontinuitet ka punuar për destabilizimin e Kosovës dhe se nuk është penguar nga bashkësia ndërkombëtare dhe, si “dënim“ ka fituar liberalizimin e vizave dhe me një dinamikë të përshpejtuar po shkonë drejtë integrimit në BE, nuk është se ka përfituar diçka konkrete përveë premtimeve për liberalizim të vizave dhe flluskave në formë të perspektivës europiane."

"Liria e lëvizjes si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe vlerë e demokracisë i është mohuar dhe po u mohohet vetëm qytetarëve të Kosovës por jo edhe shteteve tjera që kanë dalë nga shpërbërja e dhunshme e ish – Jugosllavisë dhe të cilat nuk qëndrojnë aspak më mirë se Kosova në përmbushjen e standardeve të kërkuara", thekson KMDLNj.

Politikanët kosovarë, ata që kanë qenë në pushtet, pa asnjë dallim i kanë pranuar kushtet e BE për liberalizim të vizave edhe në raste kur sipas KMDLNj-se edhe mund t’i kenë dëmtuar intereset e shtetit dhe të qytatarëve sikur që ishte demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe bisedimet me Serbinë.

"Nuk e gjeni një shtet në rajon që i është dashur t’i nënshtrohet aq shumë kërkesave të cilat as sot nuk kanë fund të bashkësisë ndërkombëtare, si kusht për liberalizim të vizave e cila, pas përmbushjes së të gjitha kushteve, për shkak të ndryshimit të konfiguracionit politik dhe krizës së refugjatëve, ende ka mbetur si premtim, pa datë të caktuar dhe  pa e dhënë një refuzim të bazuar në fakte."

Qytetarët e Kosovës po mbesin pezull dhe në gërshërë midis bashkësisë ndërkombëtare që e vendosë realisht se kur do të liberalizohen vizat dhe e cila vazhdismisht shtonë kërkesa të reja dhe politikanëve kosovarë që fatin e tyre të mbijetesës politike e lidhin me liberalizimin e vizave ; pozita për të qëndruar në pushtet, opozita për të ardhur në pushtet.

Vendet e rajonit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe sidomos Bosnja dhe Hercegovina nuk qëndrojnë asgjë më mirë se Kosova në përmbushjen e standardeve dhe se të gjitha këto shtete janë burim i pasigurisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje në disa raste  janë më keq se Kosova por vetëm Kosova po e pëson, jo se qëndron keq krahasuar me shtetet përfituese por se ndaj saj po bëhet presion politik shkaku se ka probleme të pazgjidhura me Serbinë, shtet që është e përkdhelura e bashkësisë ndërkombëtare, pa e merituar këtë dhe se edhe më tutje vazhdon të jetë shtet me kapacitet të madh destabilizues dhe rrezik për fqinjtë e saj.

Nëse në Kosovë ka dështuar shteti i së drejtës, sundimi i ligjit, arsimi, shëndetësia, ekonomia, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore dhe me narkotikë, përgjegjësi kanë, në radhë të parë misionet ndërkombëtare si UNMIK dhe EULEX për shkak të mosveprimit apo bashkëpjesëmarrje në  kriminalizimin të të gjitha këtyre segmenteve sikur edhe ndërkombëtarët që kanë pasur ndikim 100% në vendimarrje politike, që nga përpilimi i rendit të ditës për një seancë të Kuvendit të Kosovës, ndërtimit të koalicioneve jonormale si dhe përbërjes së qeverisë.

Për pasojë sipas KMDLNj-se ka pasur përpjekje që një numër i madh i qytetarëve të Kosovës t’i mësyjë shtetet perëndimore dhe që kjo tendencë përkundër qetësimit të përkohshëm, me shtrëngimin e masave nga BE për kufizimin e lirisë së lëvizjes mund dhe do të shpërthejë në përmasa që nuk do të mund të menaxhohen, as nga institucionet e vendit e as nga shtetet perëndimore që po përballen me këtë problem, një kohë të gjatë.

Asnjë shtet i rajonit, krahasuar ne numrin e banorëve dhe të përgjegjësisë, nuk ka arrestuar dhe dënuar më shumë pjesëtarë dhe bartës të luftës se Kosova përkundër faktin se ata kanë bërë luftë mbrojtëse e që nuk i përjashton nga përgjegjësia për krime eventuale individuale të luftës.

Asnjë shteti nuk i është imponuar si standard juridik dhe kusht për liberalizim të vizave formimi i një Gjykate Speciale që merret vetëm me njërën palë ndërluftuese në kohën kur përgjegjësit e palës tjetër amnistohen duke mos u ndjekur dhe dënuar për krimet e bëra.

Kosova ka arrestuar ministra, ministra, kryetar të komunave, bartës të institucioneve të larta të cilët janë liruar kryesisht nga gjykatës ndërkombëtarë të korruptuar sikur edhe vet të arrestuarit. Kosova, nën trysninë ndërkombëtare dhe me premtim të liberalizimit të vizave ka bërë dhe bënë diskriminim flagrant dhe të palejueshën në trajtimin e pakicave kombëtare, deri sa serbët jobashkëpunues dhe rebelë gëzojnë të drejta që nuk i kanë as pakicat në shtetet më demokratike të botës, pakicat tjera joserbe nuk i gëzojnë as 10 % e të drejtave që i gëzojnë serbët.

Madje as shumica absolute shqiptare nuk i kanë të drejta që i kanë serbët. Bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar në Kosovë standardin e diskriminimit pozitiv (praktikë e panjohur në fjalorin e të drejtave të njeriut sepse nuk ka diskriminim pozitiv) ndërkaq që e ka përligjur diskriminimin e pakicave,  në kurriz të pakicës serbe.

Bashkësia ndërkombëtare e ka instaluar në Kosovë një Kushtetutë e cila bëhet jozbatuese nëse nuk e pranojnë serbët dhe të cilët e kanë të drejtën e vetos për çështjet kryesore të një shteti. Bashkësia ndërkombëtare, për shkak të oportunitetit politik i ka përkrahur, toleruar, promovuar dhe bashkëpunuar me politikaj të korruptuar prandaj nuk mund të thirret në parime dhe ndershmëri.

Politikanët kosovarë nuk mund, nuk duhet dhe nuk guxojnë të caktojnë afate për liberalizimin e vizave sepse kjo nuk varet nga ata por 100% nga ndërkombëtarët dhe mos ta marrin përgjegjësinë që nuk iu takon.

Ata duhet të këmbëngullin në kërkesë për standarde që i kanë pasur të gjitha shtetet e rajonit e që kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave dhe jo të pranojnë apo premtojnë edhe ato kushte që nuk kërkohen nga ata. Bashkësia ndërkombëtare ka mundësi të pakufi të kushtëzimit të Kosovës për liberalizim të vizave që është e pamoralshme dhe kundër standardeve të të drejtave të njeriut pasi nuk është kërkuar nga shtetet tjera përfituese.

Në fund të fundit, në këtë gjendje në të cilën është Kosova, me varfëri të madhe, papunësi të madhe, pasiguri politike si pasojë e ndërhyrjes flagrante të Serbisë (në heshtje e miratuar nga ndërkombëtarët), liberalizimi i vizave nuk i zgjidhë këto probleme përveç se krijon iluzion dhe shpresë të rreme.

Ndërkombëtarët e dinë çdo gjë për neve, kush vjedhë, kush është kriminel i organizuar apo individual, kush dhe me çka trafikon, kush ka përfituar nga kriminalizimi i privatizimit, ku janë kriminelët e luftës dhe ata të paqes, kush nuk e paguan rrymën dhe shërbimet tjera mirëpo, ose hesht e në raste të ndryshme i përdorë si shantazh për arritje të qëllimeve politike dhe përfitime tjera, kryesisht materiale.

Është lehtë të thuhet se në veri të Kosovës vepron legalisht krimi i organizuar e në anën tjetër mos të lejohet shteti ta shtrijë sovranitetin dhe autoritetin që ia garanton Kushtetuta.

Prandaj, nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera që e kanë përfituar lirinë e lëvizjes në zonën Shengen, edhe Kosova i ka plotësuar ato kushte dhe çdo vonesë që i bëhet liberalizimit të vizave nuk është për shkak të mospërmbushjes së standardeve të parashtruara por se ka prapavijë dhe qëllim politik i cili, si mjet shantazhi do të dëmtojë rëndë procesin e normalizimit të marëdhënieve me Serbinë, do të ndikojë në përkeqësimin e situatës së sigurisë duke i fuqizuar të gjitha ekstremet, nga ato politike e deri te ato fetare.

Momentalisht, Kosova është në fund të pusit, nëse i shtrohet dora e shpëtimit mund dhe do ta marri veten në të kundërtën do të ketë shumë probleme.

Të drejtat e njeriut mbrohen, respektohen dhe promovohen sipas parimit të universalitetit, pa përdorur standarde të dyfishta sikur është vepruar deri më tani në Kosovë nga ata që po na ligjerojnë për këto të drejta.

KMDLNj thekson se e drejta e lëvizjes së lirë, si e drejtë e njeriut duhet të vlejë për të gjithë njësojë, pa kufizime e jo duke vendosur kushte të veçanta dhe duke e përdorur shantazhin e që është në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet tjera ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019 - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në festivalin olimpik për fëmijët parafillor. ))(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve për ndërmarrësit e rinj. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2019", që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Drenas. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 16:30)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Prizren. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)