18 Prill 2024

QKSS lanson të gjeturat e Barometrit Kosovar të Sigurisë

Prishtinë, 17 dhjetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferecën e cila ka për qëllim lansimin e të gjeturave të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni Special mbi Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë.

Në vitin 2018, Kosova ka shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Dekada e parë u karakterizua me sfida në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare, sfida me vendet jo-njohëse brenda BE-së, mungesën e suksesit në marrjen e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, faktorë që vazhduan të vënë në provë diplomacinë kosovare.

Përveç kësaj, dhjetë vjet më pas, Kosova po lufton me një fenomen të ri, faktori i "tërheqjes së njohjes" ka hapur fronte të reja diplomatike me Serbinë.

Për ta bërë situatën edhe më komplekse, në kuadër të dialogut me Serbinë, dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe tetë pas vendimit të GJND-së për këtë çështje, Kosova ka hapur kapitullin e shkëmbimit të territoreve ose ndarjes - agjenda politike që më së paku janë pritur që të ndiqet nga Kosova.

Në këtë konferencë, QKSS do të shpalos rezultatet e këtij Edicioni Special, kurse paneli prej ekspertësh ka për qëllim që të diskutoj të gjeturat kryesore të këtij raporti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)