19 Prill 2024

Qeveria vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të shteteve të QUINT-it

Prishtinë, 12 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend.

Në këtë takim, në të cilën e pranishme ishte edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kryeministri Hoti i njoftoi ambasadorët për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, angazhimin maksimal për rimëkëmbjen ekonomike, luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në rifillimin e procesit të dialogut në funksion të stabilitetit rajonal dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore. 

Kryeministri Hoti, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të shteteve të QUINT-it, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe të shtetndërtimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)