26 Prill 2024

Qeveria vazhdon mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve

Prishtinë, 23 gusht - Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj është mbajtur sot një takim me kryetarët e komunave  të Kosovës.  Tema e takimit ka qenë implementimi i Rregullores së Qeverisë për zyrat komunale për komunitete dhe kthim.

Në hapje të takimit z. Manaj ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte implementimi sa më i shpejtë, më i plotë dhe i suksesshëm i rregullores për formimin dhe funksionalizimin e zyrave të komuniteteve dhe të kthimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në këtë muaj ka miratuar një rregullore, me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve përmes funksionalizimit të zyrave komunale për kthim dhe komunitete”, ka thënë z. Manaj, duke shtuar se Rregullorja parasheh në mënyrë obligative formimin e zyrave të këtilla në të gjitha komunat, me qëllimin e caktuar.

Manaj më tutje ka pohuar se do të vazhdohet me takime të tilla në komunat e regjioneve për të elaboruar më në detaje kërkesat dhe obligimet që dalin nga kjo rregullore, e cila tashmë është në fuqi. Në këto takime do të kemi të pranishëm edhe përfaqësues të Zyrës Civile Ndërkombëtare, UNHCR-it dhe OSBE-së, që janë monitorues të implementimit të kësaj rregulloreje.

Këto zyra do të formohen me buxhet të veçantë, në përbërje të administratës komunale, duke harmonizuar planet e tyre të veprimit në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve.

Ndërkaq kryetarët e komunave u zotuan se do të racionalizojnë organizimin dhe veprimin e këtyre zyrave. Në takim është thënë se buxhetet komunale duhen të jenë të miratuara për vitin e ardhshëm brenda muajit shtator dhe ato duhet të përfshijnë aspektet buxhetore të organizimit dhe veprimit të këtyre zyrave, në mënyrë që buxhetet komunale të kenë të përfshira edhe aspektet buxhetore të zyrave të komuniteteve dhe kthimit për t’u inkorporuar në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)