19 Mars 2024

Qeveria tërheq nga Kuvendi projektligjin për Ratifikimin Demarkacionit

Prishtinë, 20 shkurt - Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar mbledhjen e tridhjetë e një me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për tërheqjen nga procedurat e miratimit në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Vendimi për tërheqje nga shqyrtimi në Kuvend të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është bërë me qëllim të plotësimit dhe ndryshimit të këtij Projektligji duke reflektuar në rrethanat e reja, përkatësisht në Aneks Marrëveshjen e nënshkruar më 16 shkurt 2018 ndërmjet presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin dhe korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.

Projektligjin e ndryshuar, Qeveria do ta ri procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës, po sot, në mbledhjen e thirrur që do të mbahet në ora 16:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)