22 Korrik 2019

Qeveria serish rrit numrin e këshilltarëve

Prishtinë, 12 shkurt - Pavarësisht numrit të madh të ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve të kryeministrit dhe këshilltarëve të ministrave në mbledhje e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin që të lejohet rritja e numrit edhe për tre këshilltarë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Ministria ka kërkuar angazhimin e këshilltarit për planifikim strategjik dhe koordinim të fondeve të BE-së; këshilltarit për organizatat ndërkombëtare në Kosovë; dhe këshilltarin për marrëdhënie me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Me miratimin e vendimeve të veçanta nga Qeveria e Kosovës sipas rekomandimit të Këshillit për emërime të larta, është bërë vazhdimi i mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administratës Publike, kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës dhe të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)