24 Prill 2024

Qeveria miraton raportin e punës për periudhën qershor-dhjetor 2020

Prishtinë, 15 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje elektronike, mbledhja e 58-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.  

Dokumenti i parë i shqyrtuar dhe miratuar nga kabineti qeveritar ka qenë Raporti i Punës së Qeverisë për periudhën qershor-dhjetor 2020.  

Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar edhe Rregullorja për Rregullat dhe Mënyrën e Sjelljes së Vizitorëve në Hapësirat e Kompleksit Memorial “Adem  Jashari” në Prekaz.

Dy Udhëzime Administrative kanë marrë miratimin e Qeverisë, Udhëzimi Administrativ për Mbrojtjen dhe Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave Penale nën Moshën e Përgjegjësisë Penale dhe Udhëzimi Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijës në Procedurën Penale, Civile dhe Administrative.

Kabineti qeveritar, pas shqyrtimit ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Me vendimin e miratuar nga kabineti qeveritar, janë aprovuar masat për zbatimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 në vlerë prej dyqind e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00 €).

Qeveria gjithashtu ka miratuar vendimin për alokimin e parakohshëm nga ndarjet aktuale buxhetore për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas kërkesës së datës 8 janar 2020 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar vendimi për përjashtimin e Nenit 3 të Ligjit për prokurimin publik në Republikën e Kosovës për negocimin e kontratës për sigurimin e  vaksinave anti-COVID – 19.

Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)