19 Prill 2024

Qeveria miratoi planin e veprimit të Partneritetit Europian

Prishtinë, 16 mars - Sot në mbledhjen e saj të rregullt Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Planin e Veprimit të Partneritetit Europian 2011 (PVPE).

PVPE është përgatitur nga stafi i Ministrisë së Integrimit Europian në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet relevante shtetërore.

Plani i Veprimit i Partneritetit Europian (PVPE), është instrument kyç i Qeverisë në fushën e integrimit Europian.

PVPE është dokumenti bazë që do të udhëheq reformat ligjore, institucionale dhe ekonomike të Kosovës për vitin 2011.

Adresimi i rekomandimeve të Raportit të Progresit 2010 ka qenë një nga parimet udhëheqëse të përgatitjes së PVPE-së 2011.

Duke pas parasysh momentumin e ri të procesit të integrimit Europian dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj agjendës Europiane, PVPE-ja 2011 paraqet një ndryshim fondamental në kontekstin kuantitativ dhe kualitativ.

Procesi i përgatitjes së PVPE-së 2011 ka filluar në nëntor 2010. Ky dokument është finalizuar brenda një periudhe pesë (5) mujore.

Krahasuar me vitet paraprake, PVPE 2011 është përgatitur për tre (3) muaj me shpejt se vitin e kaluar. Që nënkupton se ka pasur një avancim të jashtëzakonshëm në kuptimin e kapacitetit administrativ të Qeverisë për të zbatuar agjendën Europiane.

PVPE 2011 mbulon më shumë se 30 fusha të ndryshme të qeverisjes, përbëhet nga më shumë se 400 veprimet, prej të cilave shumica do të zbatohen në vitin 2011.

Në procesin e përgatitjes së PVPE-së janë involvuar më shumë se 1,000 ekspertë vendorë nga të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. PVPE paraqet një dokument real, i buxhetuar dhe i zbatueshëm.

Gjatë vitit 2011, Ministria e Integrimit Europian do të koordinon monitorimin rigoroz të zbatimit të gjitha obligimeve të institucioneve shtetërore në kuadër të zbatimit të PVPE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)