22 Tetor 2020

Qeveria mbështet arsimin në Luginën e Preshevës

Prishtinë, 21 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri, Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar projektligje, rregullore, vendime, koncept dokumente dhe dokumente të tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.

Në hapje të mbledhjes, me kërkesë të Kryeministrit, Ministri i Punëve të Brendshme, ka njoftuar kabinetin qeveritar për aksionin e Policisë së Kosovës kundër krimit dhe veprimtarisë ilegale në Karaçevë dhe në disa vende të tjera të Kosovës.

Ministri Agim Veliu ka theksuar se aksioni ka qenë i planifikuar dhe përgatitur pas grumbullimit të dëshmive dhe provave për zhvillimin e aktiviteteve të jashtëligjshme në këto vende. Në këtë aksion janë arrestuar 37 persona, janë konfiskuar shumë prova materiale të veprimtarisë ilegale dhe janë rrënuar 12 objekte.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe 12 zyrtarë policorë. Ministri Veliu ka shprehur vendosmërinë e vazhdimit të luftës kundër krimit dhe çdo veprimtarie joligjore në Republikën e Kosovës.

Vendimi për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë është miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me plotësim ndryshimet e Ligjit rregullohet statusi juridik i bashkësive fetare në Republikën e Kosovës. Ligji njeh 5 bashkësi fetare në Republikën e Kosovës: Bashkësia Islame e Kosovës; Kisha Ortodokse Serbe; Kisha Katolike; Bashkësia e Besimit Hebre; Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

Dy rregullore janë miratuar në mbledhjen e sotme:

- Rregullorja për procedurën e vlerësimit të realizimit të rezultateve në punë të nëpunësve civilë dhe nëpunësve të shërbimeve publike. Kjo rregullore përcakton rregullat, kriteret, metodologjinë dhe procedurat për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë dhe nëpunësve të shërbimeve publike.

- Rregullorja për integrimin e personave të riatdhesuar, e cila përcakton organet vendimmarrëse dhe koordinuese për menaxhimin e procesit të ri integrimit si dhe procedurat dhe kriteret e përfitimit nga skemat e ri integrimit.

Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 05/15 të datës 22 korrik 2020, sipas të cilit në vend të z.Burim Rreci, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, caktohet z. Bekim Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Është miratuar edhe vendimi për Zyrën e Koordinatorit Shtetëror për Dialog me Serbinë, e cila përcakton pagën e Koordinatorit Shtetëror për Dialog me Serbinë të barasvlershme me pagën e Zëvendësministrit. Vendimi rregullon edhe kompensimin për ndihmësit (asistentët) profesional të përkohshëm të Koordinatorit Shtetëror për Dialog me Serbinë, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es së Kryeministrit. Koordinatori, mund të angazhojë ekspertë të përkohshëm për tema specifike, të cilët paguhen sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë edhe kompensimin dhe shpenzimet e udhëtimit duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 07/2004, dhe Vendimit të Ministrit të Financave Nr. 30/2018, të datës 19 qershor 2018 për tarifat e rishikuara për udhëtime jashtë vendit.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Këshilli Ndërministror për Ujërat, si trup koordinues dhe vendimmarrës që shqyrton çështjet sistemore të administrimit me ujëra, harmonizimin e nevojave dhe interesave të ndryshme, si dhe propozon masat për zhvillimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e resurseve dhe sistemit ujor të Kosovës.

70 mijë euro ka ndarë Qeveria e Republikës së Kosovës në emër të ndihmës për blerjen e librave dhe materialeve shkollore për nevojat e nxënësve të Komunës së Bujanovcit, Komunës së Medvegjes dhe Komunës së Preshevës.

Ndërsa, me vendimi tjetër të miratuar nga kabineti qeveritar janë ndarë dyqind mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër (200,954) euro për pagesën e faturës së primit bruto të sigurimit për muajin gusht 2020, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit dhe të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 14.09.2020.

Me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, është miratuar vendimi për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e 2 korrikut 1990 dhe kanë vazhduar pjesëmarrjen në mbledhjet e Kuvendit deri më 24 maj 1992.

Qeveria ka miratuar tri Koncept-dokumente:

- Koncept - dokumenti për fushën e punimeve nga metalet e çmuara i cili rekomandon plotësim ndryshimet e Ligjit për punimet e metaleve të çmuara, në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe pengesat e evidentuara në zbatimin e këtij Ligji.

- Koncept - dokumenti për fushën e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit i cili konform statusit aktual dhe procesit të transformimit të FSK-së, sugjeron miratimin e rregullativës ligjore për këtë fushë.

- Koncept – dokumenti për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës i cili rekomandon plotësimin dhe ndryshimin Ligjit për regjistrimin  popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës deri në regjistrimin e rregullt të popullsisë vitin e ardhshëm.

Qeveria ka miratuar vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për financimin dhe drejtimin e zbatimit të projektit Heras+/ Arsimi i lartë, Hulumtimi dhe Shkenca Aplikative në Kosovë mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për lidhjen e Protokollit për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për  Bashkëpunimin të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.

Shpend Tërdevaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm zgjatë katër vjet.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj – Halimi ka njoftuar kabinetin qeveritar për përgatitjet që janë duke u bërë për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që do të mbahet më 25 shtator në Shkodër.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)