19 Prill 2024

Qeveria ilegale dhe ilegjitime e paaftë e me dëme shumë

Prishtinë, 3 korrik - Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka vlerësuar se për një muaj qeveria e paligjshme dhe pa legjitimitet ktheu shumë procese e zhvillime në pikën zero.

Qytetarët e Republikës tonë në këtë kohë të vështirësive që lidhen me shëndetin dhe ekonominë sipas LV-së nuk e meritojnë këtë qeveri, të cilës edhe nuk ia dhanë votën.

Duke marrë këtë për shkas, sot në konferencë për media, LV përmes Nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe deputetit Hajrulla Çeku, kërkuan që sa më parë vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Nënkryetarja Arbërie Nagavci tha se kjo qeveri me 59 vota (pasi dy sosh janë të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese) u votua për t’i shërbyer Thaçit në negoaciatat e tij me Serbinë. Ajo përmendi heqjen dorë nga reciprociteti, barazia dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare si dëm të kushtueshëm në planin e jashtëm dhe duke hequr dorë nga shtetësia.

Në anën tjetër, shfuqizimet e vendimeve të mira nga qeveria e kaluar, përfshirë rikthimin e njerëzve të korruptuar e shkarkuar nga pozitat i cilësoi si rrënim të mëtutjem në planin e brendshëm.

Nagavci theksoi se kjo qeveri që varet nga secili deputet i Listës Serbe duhet të shkojë sa më parë, pasi qytetarët nuk votuan për t’iu nënshtruar Serbisë e as për ta parë një qeverisje të njëzet viteve të kaluara.

Deputeti Hajrulla Çeku tha se për një muaj kjo qeveri koti po e zhbën progresin e bërë nga Qeveria Kurti duke e rikthyer numrin e lartë të zëvendësministrave, këshilltarëve, koordinatorëve dhe rikthimin e zyrtarëve nëpër ministri, të cilët ishin të njohur për korrupsion.

Përveç kësaj, ajo po e zhbën edhe sakrificën e qytetarëve gjatë fillimit të pandemisë, duke mos bërë asgjë për ta menaxhuar më mirë situatën.

Çeku u ndal edhe te ekonomia dhe kritikat e shumta që asokohe ka bërë opozita, duke theksuar se tani përveçse nuk ka ide dhe alternativë për dalje nga kriza ka thellim të mëtejmë të saj duke kthyer lejet për hidrocentrale e degradim të mëtutjeshëm të pasurive natyrore.

Ai përmendi edhe arsimin si gjënë më shqetësuese tani, për çka përpos fjalëve përgjithësuese si për çdo fushë tjetër, nuk kemi dëgjuar se si do të vazhdojë tutje.

Në këtë situatë, edhe pse duhen pritur ndoshta 100 ditë për ta ushtruar një kritikë çfarë po e bëjmë tani, kemi parë që klubi i stërvjetruar politik e ka efektin shkatërrues aq të madh sa nuk guxojmë të presim tutje. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, tha ai për fund.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)