21 Shkurt 2020

Qeveria Haradinaj do të mbahet mend si një prej qeverive më të mëdha në botë

Prishtinë, 22 gusht - Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para votimit për shpërndarjen e Kuvendit, ka numëruar të gjitha skandalet në të cilat është përfshirë koalicioni PDK-AAK-NISMA gjatë periudhës dy vjeçare sa kanë qeverisur me Kosovën.

Ai thotë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të mbahet mend si një prej qeverive më të mëdha në botë, si pasojë e numrit të lartë të këshilltarëve dhe zëvendësministrave e ministrave.

“Shumcën e kohës jemi marrë me parandalimin e koalicionit PAN, disa herë edhe me ndihmën e PSD’së. Kjo legjislaturë ka qenë konfrontim pozitë opozitë për të ruajtur ligjshmërinë e Kosovës. Kemi pasur përballë 24 parti, por që përfaqësojnë vetëm 1/3 e shumicës në Kosovës."

"Si rezultat vetëm 30 për qind e agjendës së këtij Kuvendi është plotësuar, edhe atë me iniciativa të opozitës. Qeveria e PAN-it do të mbetet në histori, si qeveria më e madhe në botë. Janë bërë mbi 1200 punësime me kontratë mbi vepër”, ka thënë Hoti.

Hoti ka përmendur edhe skandalin e dëbimit të shtetasve turq.

“Kjo qeveri do të mbahet mend edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut me rastin e dëbimit të shtetasve turq. Kjo qeveri e PAN-it e ka dëmtuar buxhetin me mbi 200 milionë euro. Me rritjen e pagave, kontrata të dëmshme për lobim etj."

"Në anën tjetër dialogu me Serbinë është nisur pa konsensus, dhe me përfshirjen e presidentit. Korrigjimi i marrëveshjes me Malin e Zi, u harrua plotësisht. U rrit papunësia dhe u përgjysmuan investimet e huaja”, është shprehur Hoti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)