29 Mars 2024

Qeveria e re e Kosovës mbajti mbledhjen e parë solemne

Prishtinë, 4 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e parë ceremoniale pas marrjes së detyrës.

Kryeministri Hoti e ka përshëndetur kabinetin qeveritar dhe ka uruar punë të mbarë, duke theksuar objektivat kryesore të Qeverisë së re, siç janë: luftimi i pandemisë COVID-19; rimëkëmbja ekonomike, forcimi i shtetit ligjor, mirëmbajtja e partneritetit me miqtë ndërkombëtarë; dialogu; arsimi dhe shëndetësia.

"Dëshiroj të përmend në veçanti zyrtarët policorë që kanë qenë në krye të detyrës, stafin administrativ qendror dhe në nivel komunal, bizneset private që kanë bërë të pamundurën për të ofruar shërbime për qytetarët gjatë kësaj periudhe, ndërmarrjet publike që kanë pasur vështirësi, por kanë arritur të ofrojnë shërbimet bazike për qytetarët e vendit."

"Dëshiroj në veçanti të shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që janë prekur nga kjo pandemi. Ne do t’u qëndrojmë afër tyre gjatë gjithë kohës", theksoi Hoti.

Ai ka shprehur angazhimin se do të instalohet një diskurs i ri i komunikimit dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët në realizimin e objektivave në të mirë të vendit.
  
Kjo Qeveri, ndoshta për herë të parë sipas tij do të ketë një program që gati në secilin prej elementeve të tij, merr parasysh nevojat që kanë grupet e caktuara të shoqërisë në Kosovë që janë më pak të favorizuara, nevojat që në veçanti  i kanë komunitetet, edhe për përfshirjen më të mirë në arsim, edhe për shërbime shëndetësore më të mira edhe për përfshirje më të mirë dhe më të lartë nëpër institucione përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)