17 Janar 2021

Qeveria e re deri në fund të javës së ardhshme

Prishtinë, 16 shkurt - Nën drejtimin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kabineti qeveritar ka zhvilluar mbledhjen e vet, e cilësuar si mbledhja e fundit e kësaj përbërje të qeverisë.

Në mbledhje, kryeministri Thaçi ka shprehur falënderimin për punën e përbashkët dhe për sukseset e arritura në tri vitet e kaluara. Angazhimi ynë është vlerësuar nga populli dhe partnerët e miqtë tanë, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi gjithashtu ka përgëzuar kabinetin e tij qeveritar për përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ka shprehur qëndrimin se sot Kosova vazhdon të qëndrojë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike.

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar ministrat dhe stafin e tyre dhe shërbyesit civil nëpër të gjitha dikasteret qeveritare dhe ka theksuar se të gjithë duhet të ndihemi mirë dhe krenar për të arriturat që ka shënuar Kosova në këtë periudhe trevjeçare.

“Zhvillimet që u imponuan nga vendimi Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës nga ana e ish-presidentit, e quan vendin në zgjedhje të parakohshme, proces të cilin e kemi përmbyllur me sukses, dhe kemi dëshmuar standard të lartë të zhvillimit të demokracisë në Kosovë” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se në cilësinë e mandatarit për krijimin qeverisë së re të Kosovës, do të angazhohet që deri në fund të javës së ardhshme, Kosova të krijoj Qeverinë e vetë të re për të vazhduar me angazhimet ne procesin e integrimeve në NATO, BE dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të përballet me sukses me sfida në katër vitet e ardhshme. Por ajo do të jetë e përgjegjshme, e fortë dhe do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politik institucional në Kosovë.

Duke shprehur angazhimin për vazhdimin e proceseve zhvillimore në Kosovë, gjatë mandatit të ri qeverisës, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se hapi i parë i Qeverisë së re të Kosovës do të jetë fillimi i reformimit të sistemit zgjedhor. Në këtë proces do të hapim një debat të gjerë në shoqërinë tonë me të gjitha institucionet dhe shoqërinë civile, për të ardhur ne përfundime dhe zgjidhje sa më adekuate dhe sa më të pranueshme për të gjithë.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur përgëzimet e tij për trevjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët Kosovës, duke shprehur respektin e veçantë për sakrificën dhe gjakun e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Kryeministri Thaçi ka shprehur gjithashtu edhe falënderimin ndaj miqve ndërkombëtar për mbështetjen e pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)