29 Mars 2024

Qeveria e përkushtuar ndaj personave të pagjetur

Prishtinë, 23 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë të akredituara në Kosovë dhe familjarë të të pagjeturve, bëri homazhe tek Përmendorja e dedikuar personave të zhdukur, në shënim të ‘Javës për Personat e Pagjetur’, e cila ka nisur sot nën Patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se sot është një ditë që rëndon shumë dhe na sjellë vuajtje dhe në kujtesë dhimbje, por që duhet gjetur forcën për të ecur para.

“Duhet të jemi bashkë që të dalim përballë kësaj teme, që është tema më e dhimbshme që e ka Kosova”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së tij, që këtë çështje ta trajtoj me prioritet të veçantë, në mënyrë që familjarët e 1650 personave që ende figurojnë të zhdukur të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre.

Java për personat e pagjetur organizohet nën Patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)