28 Mars 2024

Qeveria e paligjshme për 100 ditë dështime krijoj dëme pafund

Prishtinë, 22 shtator - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vlerëson se këto 100 ditë qeverisje janë përcjellë nga vendime të dëmshme për interesat shtetërore të Kosovës, paaftësi për të qeverisur në interes të qytetarëve dhe koncesione të shumta për Serbinë.

 LVV konsiderons e asnjëherë më parë në një kohë kaq të shkurtër nuk i janë shkaktuar kaq shumë dëme e pasoja vendit.

Pikërisht për këtë, Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci, sot ka kërkuar që të thirret Avdullah Hoti për raportim në Kuvend.

Nagavci ka thënë se që në ditët e para, kjo qeveri jolegjitime mori vendim për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, në kohën kur Serbia kishte filluar të pranonte dokumentet me mbishkrimin 'Republika e Kosovës'.

Në planin e brendshëm sipas saj ajo dështoi për të menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19. Nga pothuajse zero të infektuar në ditët kur mori detyrën e shndërroi vendin në një vatër të infeksionit në Evropë.

Nga shembulli i menaxhimit të vlerësuar në nivel global, e nxori Kosovën në krye të listave të vendeve me gjendjen më të rëndë me COVID-19, e numrin më të madh të vdekjeve në botë.

"Paaftësi dhe mungesë efikasiteti dëshmoi edhe në planin social dhe ekonomik. Me deklarata kontradiktore për pako të rimëkëmbjes prej 1.2 miliard eurosh, ajo dështoi të ekzekutojë për një kohë të gjatë edhe masat nga Pakoja Fiskale Emergjente të nisura nga Qeveria Kurti."

"Në drejtim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe shëndetit publik, kjo qeveri braktisi qytetarët e infektuar me COVID-19 duke hequr dorë nga përgjegjësia e shtetit për t’i testuar pa pagesë. Qytetarët, përkundër përkeqësimit të gjendjes ekonomike për shkak të pandemisë, u detyruan të testohen në laboratorët privatë me çmime astronomike", theksoi Nagavci.

Më tej ajo konsideron se në planin ndërkombëtar kjo qeveri filloi me pezullimin antikushtetues të së drejtës së Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Kjo sipas saj u bë sipas interesit dhe kërkesës së Serbisë. Për të vazhduar edhe më tutje shkaktimin e dëmeve për Republikën nga zotimet e njëanshme në takimin e 4 shtatorit për të ndarë shfrytëzimin e liqenit të Ujmanit, pronë e Kosovës, pranimin e marrëveshjes së Novi Sadit, të ashtuquajtur minishengen, devijimin e infrastrukturës hekurudhore, e deri tek qëndrimet se do të zbatohet marrëveshja antikushtetuese për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

"E varur nga Lista Serbe, ajo lejoi organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të cilat u mbajtën duke e konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë; filloi rikthimin e kapjes së ndërmarrjeve dhe kompanive publike; ndërpreu procesin për vënien në binarë të ligjshmërisë dhe të integritetit në shërbimin e jashtëm dhe diplomaci; manifestoi mungesë strategjie dhe plani për fillimin e vitit të ri shkollor", nenvizoi Nagavci.

Po ashtu, gjatë këtyre 100 ditëve kjo qeveri ndërmori veprime të dëmshme për të penguar procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë të nisur nga Qeveria Kurti.

Masat dhe veprimet për ndërtimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e ndërhyrjeve politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë ishin vlerësuar lartë edhe nga Departamenti i Shtetit në raportin e vitit 2020.

"Pa program të qartë dhe pa vizion, kjo qeveri e futi në kaos shtetin e Kosovës në planin e brendshëm dhe riktheu mendësinë keqqeverisëse të cilën e kishin ndëshkuar qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e fundit."

"Ajo vazhdon të rrezikojë përditë interesat shtetërore, qoftë duke vënë në dyshim sovranitetin dhe integritetin në planin e jashtëm, qoftë duke cenuar karakterin unitar të shtetit përmes planeve për themelimin e “Zajdenicës”", ka deklaruar në fund Nagafci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)