26 Prill 2024

Qeveria e Kosovës përgëzon Qeverinë e re të Irakut

Prishtinë, 18 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh përgëzimet e saja të sinqerta Kryeministrit të Irakut Nuri al-Maliki, me rastin e formimit të Qeverisë së re të Irakut.

Qeveria e re e Irakut pasqyron fitore të demokracisë në këtë vend të traditës dhe civilizimit të hershëm, por edhe të rajonit të Gjirit dhe botës në përgjithësi. Kjo tregon në mënyrë të çartë se procesi demokratik është themel i fuqishëm për paqe dhe stabilitet.

Përbërja e qeverisë së re të Irakut reflekton diversitetin e pasur religjioz, entik dhe kulturor të popullit të saj. Republika e Kosovës, çdoherë do të përkrahë dhe do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me shtetet të cilat i përqafojnë vlerat e tilla.

Me krijimin e qeverisë së re të Irakut, ne shpresojmë në lidhjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale ndërmjet dy vendeve tona në muajt në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)