20 Prill 2024

Qeveria dhe Asociacioni i Komunave diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit

Prishtinë, 13 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës si përfaqësues i vetëm i pushtetit lokal të Kosovës.

Në këtë takim po ashtu janë debatuar edhe modalitetet e bashkëpunimit dhe kyçjes së përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në grupet e punës ku diskutohen aktet ligjore që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në mënyrë që zbatimi i tyre pas konsultimit me komunat do të jetë më efikas dhe në funksion të nevojave të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)