08 Korrik 2020

Qasja nëpër institucione problematikë për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 18 tetor - Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it sot  u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Temë diskutimi, e ngritur nga asistentja, zonja. Latife Neziri ishte ‘Planifikimi i aktiviteteve për vitin e ardhshëm’.

Anëtarët e HANDIKOS-it shpalosën kërkesat dhe shqetësimet e tyre për integrimin më të lehtë në shoqëri.

Qasja e punësimit nëpër institucione dhe kushtet infrastrukturale vazhdojnë të mbesin pengesë e personave me aftësi të kufizuara.

Ata, gjatë seancës kërkuan që t’ju sigurohen trajnime për tregun e punës, të kenë mundësi për kryerje të praktikave të punës nëpër ndërmarrje të ndryshme, si dhe të realizojnë aktivitete sociale (vizita nëpër vendet fqinje, vizita nëpër muzetë e Kosovës etj).

Prezentë në këtë diskutim ishin edhe disa studentë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës – dega Shkenca Sociale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)