19 Prill 2024

Publikohet hulumtimi i rasteve civile që trajtohen nga sistemi gjyqësor

Prishtinë, 3 nëntor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia civile në Kosovë, ligji vs praktika”.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve civile që trajtohen nga sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës.

IKD gjatë monitorimit ka gjetur se afatet ligjore dhe procedurat nuk respektohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përderisa, sistemi gjyqësor apo gjykatës të caktuar përdorin standarde të dyfishta për zyrtarë publikë kur paraqesin padi pranë organeve gjyqësore, duke i priveligjuar ata, duke i trajtuar lëndët e tyre brenda afateve kohore shumë të shkurta, përderisa për qytetarë të thjeshtë trajtimi i lëndëve zvarritet për vite dhe dekada të tëra.

Ky raport fokusohet në trajtimin e rasteve civile nga ana e sistemit gjyqësor gjatë periudhës kohore 1 janar 2018 – 30 qershor 2019, gjatë së cilës periudhë kohore IKD ka monitoruar gjithsej 1884 seanca të natyrës civile në të gjitha Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)