25 Prill 2024

Publikohet analiza 'Reflektimi i Objektivave për Zhvillim në Programin e Qeverisë'

Prishtinë, 1 shtator - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bashkë me platformën Kosova që Duam kanë publikuar analizën “Reflektimi i Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në Programin e Qeverisë 2020-2023”.

Kjo analizë përshkruan nivelin e reflektimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (OZhQ) në Programin e Qeverisë 2020 – 2023.

Tutje, analiza përfshin vlerësimin e gatishmërisë së Programit të Qeverisë për reflektimin e OZhQ-ve dhe ndërlidhjet midis tyre në nivel vendi.

Vlen të theksohet se kjo analizë po bëhet për herë të parë në këtë format në vendin tonë.

Prandaj, kjo analizë mund të përdoret si hap i parë në përcaktimin e integrimit dhe zbatimit të OZhQ-ve nga institucionet vendore dhe akterët tjerë relevantë.

Pjesa kryesore paraqet analizën për nivelin e reflektimit të OZhQ-ve dhe se cilat objektiva të Programit të Qeverisë kontribuojnë drejt arritjes së 17 objektivave dhe 169 qëllimeve (targets) relevante për Kosovën.

 Analiza ofron gjithashtu edhe rekomandime për institucionet që, mes tjerash, përfshijnë: ndërtimin dhe vendosjen e një kornize të matjes së progresit në fushën e zbatimit të OZHQ-ve, integrimin e OZHQ-ve në të gjihë sektorët publik gjatë planifikimit, zbatimit dhe evaluimit të investimeve dhe politikave publike në veçanti, si dhe përmirësim të gjendjes në teren me nivelin e zbatimit të OZHQ-ve në përgjithësi.

Analiza tregon se Programi i Qeverisë ka një reflektim të ulët të qëllimeve të OZhQ-ve sipas tematikave, më të ulët se 50% të qëllimeve në secilën nga pesë fushat.

Kjo sidomos vërehet më shumë në lidhje me qëllimet që bien në tematikën e Planetit, dhe Partneritetit ku reflektimi në ProgramtëQeverisëështëvetëm19%dhe27%respektivisht.

Tematika e Planetit mbulon fushat në lidhje me qëndrueshmërinë e mjedisit ku nuk reflektohen qëllimet që kanë të bëjnë me qasjen në shërbime sanitare dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, me zbatimin e masave për konsum dhe prodhim të qëndrueshëm, të ulet humbja e ushqimit gjatë prodhimit dhe furnizimit, me inkurajimin e kompanive që të përdorin praktika të qëndrueshme, me promovimin e politikave të prokurimit publik që janë të qëndrueshme, që njerëzit të kenë informacionin e duhur për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mënyrën e jetesës, të trajtohet ndryshimi klimatik, ruajtja e ekosistemeve, biodiversitetin, dhe shfrytëzimi i burimeve gjenetike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)