28 Mars 2024

PSD tërhiqet nga Delegacioni Shtetëror në procesin e dialogut me Serbinë

Prishtinë, 27 qershor - Sot Gjykata vendosi se Ligji për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror në Procesin e Dialogut me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën.

Po sot, Partia Socialdemokrate (PSD) është tërhequr nga Delegacioni Shtetëror; pra, kryetari Shpend Ahmeti si bashkëkyesues dhe Visar Ymeri e Dukagjin Gorani si anëtarë të tij.

Kjo gjë u kumtua në konferencën e mbajtur për media, nga nënkryetarët dhe deputetët e PSD-së, Visar Ymeri e Dukagjin Goranit, gjithashtu anëtarë të Delegacionit Shtetëror.

Me këtë rast u nënvizua se PSD terhiqet edhe nga Rezoluta mbi dialogun, të cilën e kemi propozuar në Kuvend. Kjo sepse ne nuk rrimë në Delegacion pa kompetenca. Me vullnetin më të mirë patëm propozuar që githçka rreth dialogut të miratohet paraprakisht me 2/3 e votave në Kuvend. Por, për këtë gjë jemi sabotuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partia e z. Albin Kurti, Lëvizja VETËVENDOSJE!, që sot e kërkojnë të njejtën gjë.

Gjykata ka vendosur që Delegacioni iu merr kompetenca Presidentit edhe Kryeministrit. Synimi ynë ishte që këto kompetenca t'i ushtrojë Kuvendi. Kështu, kompetencat e tilla do të zbatoheshin në mënyrë demokratike, transparente, legjitime e me konsensus politik e shoqëror. Të lirë e me vullnet për ta bërë këtë jemi bërë pjesë e Delegacionit, të lirë e me vullnet po largohemi nga ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)