28 Mars 2024

PSD i ofron 'çmimin Nobel për ekonomi' ministrit, Besnik Bislimi

Prishtinë, 8 maj - Sot, Partia Socialdemokrate mbajti aksion simbolik përballë ndërtesës së qeverisë, ku i ofroj çmimin Nobel për ekonomi ministrit në detyrë, Besnik Bislimit, për kontributin e tij në uljen e papunësisë në Kosovë gjatë kohë së pandemisë për ta bërë vendin e vetëm në botë që arrinë këtë gjë.

"Pas sukseseve të mëdha në xhudo e muzikë, pas Majlinda Kelmendit, Rita Orës e Dua Lipës, vendi ynë shenjohet në listën që ka prodhuar zbuluesin epokal të ekonomisë, Besnik Bislimi. Prej sot, nobeli për ekonomi e ka ndërruar emrin."

"Tash quhet “çmimi Besnik Bislimi për ekonomi”. S’mund të mos i atribuohej ky nder njeriut që me një të rënë lapsi, si Demokleu me shpatë na e uli papunësinë në 6.6 %", thekson PSD.

Në anën tjetër, Ministri Sveçla, para dy javësh na tha se kjo Qeveri e ka menaxhuar krizën më se miri në glob.

PSD konsideron se deliri i kësaj Qeverie e ka humbur çdo marrëdhënie me realitetin.

"Aq e shprehur është kjo sa të mendosh që veç “popullit” të tyre në Facebook, askush tjetër nuk është këtu për ta parë marifetin e tyre."

"Regjistrimin e punëtorëve pa kontrata po e quajnë ulje të papunësisë. 9946 punëtorë të rinj qenkan lajmëruar nga bizneset për të përfituar 170 euro nga pakoja emergjente, rrjedhimisht kemi 6.6 % ulje të papunësisë."

"Në kohën e ndalimit të gjithë aktivitetit ekonomik, papunësia ulet me një zbritje. Kjo është punë e paçme. Për ministrin Bislimi njerëzit janë shifra, kurse kalimi nga njëra kategori në tjetrën, veç ndryshim formule", vlereson PSD. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)