24 Prill 2024

Projektligjet, faza e amendamentimit vonoimi pa arsye

Prishtinë, 14 korrik -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. dr. Jakup Krasniqi, ka takuar sot kryetarët e komisioneve parlamentare me të cilët trajtoi çështje të procedimit të  projektligjeve nga komisionet parlamentare.

Kryeparlamentari Krasnqi ka theksuar faktin që 29 projektligje gjendën në procedurën e amendamentimit nëpër komisione, kurse tetë të tjera presin shqyrtimin e parë. Ai ka theksuar që më 13 korrik Qeveria ka proceduar në Kuvend edhe dy projektligje të tjera: Projektligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës  dhe Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike.

Kreu i Kuvendit ka shfaqur brengosjen e tij për vonimin e paarsyeshëm të projektligjeve në fazën e amendamentimit. Nga 29 projektligje në procedurën e shqyrtimit nëpër komisione parlamentare, 18 sish e kanë tejkaluar afatin të paraparë me Rregulloren e Kuvendit për paraqitjen e raporteve me rekomandime. Në këtë vështrim Krasniqi ka kërkuar përshpejtimin e shqyrtimit të projektligjeve në procedurë parlamentare, duke e respektuar afatin prej dhjetë ditësh punë (të paraparë me nenin 57, paragrafi 8 i Rregullores së Kuvendit) për paraqitjen e raportit me rekomandimet e komisionit funksional.

Si shembuj të mirë të  punës në takim janë përmendur Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe Komisioni për Buxhet dhe Financa, si dhe në një masë bukur të kënaqshme edhe Komisioni për Integrime Evropiane, kurse për së keqi është apostrofuar Komisioni për Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në të cilin zvarriten, e herë-herë edhe bllokohen fare, projektligjet në fazën e amenamentimit, si bie fjala : Projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore dhe Projektligji për dekoratat e presidentit.

Kryetarët e Komisioneve janë zotuar se do të punojnë me intensitet të shtuar në mënyrë që brenda këtij sesioni të shqyrtohen të gjitha projektligjet, të cilat gjenden në procedurë parlamentare.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)