18 Prill 2024

Progresi në luftën kundër korrupsionit shumë i ngadalshëm

Prishtinë, 5 maj - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka mbajtur sot konferencë për media ku është publikuar studimi "Konfiskimi i pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme" i cili është raporti i tretë i radhës në sferën ë sundimit të ligjit.

Gjatë prezantimit, Krenar Gashi, drejtor i KIPRED-it, ka theksuar se studimi është gërshetim i një hulumtimi disamujor ku janë përfshirë analiza të ligjeve dhe praktikave sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, më fokus të veçantë në konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

KIPRED ka vënë në pah se progresi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë deri tani ka qenë i ngadalshëm dhe se arsye kyçe për këtë mbetet mungesa e vullnetit politik.

Ariana Qosaj-Mustafa, drejtore e hulumtimeve në KIPRED dhe autore e publikimit, ka thënë se ka mungesë të rezultateve në këtë fushë dhe se numri i dënimeve që jepen nga gjykatat është shumë i vogël.

"Edhe në rastet kur gjykatat kanë shpallur vendime në rastet e krimit të organizuar, konfiskimi i përfitimeve nga krimet nuk është urdhëruar asnjëherë nga gjyqtarë të Kosovës apo EULEX-it, përkundër faktit së korniza aktuale ligjore e lejon një gjë të tillë" ka thënë Qosaj-Mustafa.

KIPRED ka gjetur se derisa një gjyqtar i UNMIK-ut ka gjykuar 1.5 raste në vit, një gjyqtar i EULEX-it e ka ngritur këtë performancë në 1.78 raste në vit.

Në lidhje me ndjekjen dhe dënimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, një prokuror i EULEX-it ka hetuar dy raste të korrupsionit dhe një rast që ka të bëjë me krimin e organizuar, ndërsa një gjyqtar i EULEX-it, mesatarisht ka shpallur 0.17 aktgjykime për rastet e korrupsionit dhe 0.07 aktgjykime për rastet e krimit të organizuar në vit.

Në mesin e përfundimeve dhe rekomandimeve të KIPRED-it në këtë raport është edhe çështja e barrës së ofrimit të dëshmive.

Praktikat ë mira të vendeve të rajonit kanë treguar se bartja e përgjegjësisë për të dëshmuar pasurinë tek pala e dyshuar, për një kohë të përkohshme, është shumë më efikase dhe njëherit e zvogëlon ngarkesën e punës së institucioneve të sundimit të ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)