21 Mars 2019

Profesori francez Frédéric Charillon ligjeron për politiken e jashtme te BE-së

Prishtinë, 17 prill - Ambasada e Francës në Kosovë organizon ligjëratën e profesorit francez Frédéric Charillon sot në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Me këtë rast, Charillon do të flasë për " Evropa në botë: politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimit Evropian ". Janë ftuar studentë nga universitete dhe fakultete të ndryshme.

Charillon gjithashtu do të japë një konferencë në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, për diplomatë dhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Kjo konferencë do të zhvillohet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe do të ketë temën "Politika e jashtme e Francës: diplomacia e re e presidentit Emmanuel Macron".

Frédéric Charillon është profesor i shkencave politike dhe ligjëron në Shkollën Kombëtare të Administratës, nê shkencat politike në Paris dhe në disa universitete franceze dhe të huaja. Fushat e tij kërkimore përfshijnë marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen, Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Europian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2019 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:50)

- Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë. (Qyteza Pejton Lokalet e NPB-së, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temë"Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut". (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim  organizon diskutim me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të diskutojë për hartat zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temë "Platforma e Kosovës për dialog - realiteti apo fundi i dialogut?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

- SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij Rjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media për Ligjin e Punës.  (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

- Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B lidhur me prezantimin e fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria.  ora 14:00)