24 Prill 2024

Procesi zgjedhor ka filluar me kohë

Prishtinë, 6 tetor - Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

“Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, në konferencën e parë për media, ka thënë se në orët e para, procesi zgjedhor ka vazhduar pa ndonjë problem.

"Në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali zgjedhor dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa vendvotimeve, raste të vogla që janë vonuar për pak minuta”, ka thënë Elezi.

Elezi ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Nderkaq Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës, duke hapur kështu edhe zyrtarisht vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë..

Me këtë rast Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kryejnë këtë obligim gjithashtu edhe liderëve dhe partive politike në mënyrë që Kosovën ta nxjerrin me një imazh të mirë.

“Pasi e përfundova obligimin tim qytetar i ftoj të gjithë qytetarët, i ftoj të gjitha subjektet politike dhe komisionerët që ditën e sotme të kenë kujdes dhe pasi që procesi që nga ky moment është në duart tyre, ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh gjatë ditës së sotme në fund të ditës i faturohet Kosovës e jo atyre. Pra, tu tregojmë të gjithëve se kemi kulturë të lartë demokratike se dimë të votojmë dhe se duam shtetin tonë", tha Daka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)