19 Prill 2024

Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit po percillet me defekte serioze ligjore

Prishtinë, 28 korrik - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shpreh kundershtinë me rrjedhjen e procesit përzgjedhës për Avokatin e Popullit në Kuvendin e Kosovës. GLPS në takimet me anëtarët dhe kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka insistuar nga fillimi që ky proces të jetë i bazuar në standarde të qarta të matjes së profesionalizmit, integritetit dhe aftësisë udhëheqëse të kandidatëve.

Është kjo arsyeja pse një proces i tillë është përfshirë edhe në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Ambasades së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Edhe pse GLPS që një kohë të gjatë u ka propozuar Komisionit për të Drejtat e Njeriut një metodologji të krahasuar se si zhvillohet një proces i tille në vende të zhvilluara demokratike, dhe se si të bëhet një proces i tillë i bazuar në kritere objektive dhe të matshme, shumica e anëtarëve dhe kryetarja e komisionit në vazhdimësi e kanë refuzuar një propozim të tillë.

"Mënyra se si i zhvillua intervistimi formal me kandidatë ditën e djeshme nga Paneli Vleresues i Komisionit për të Drejtat e Njeriut ishte tërësisht joprofesional, i shoqëruar me pyetje të gjera që nuk kanë asnjë signifikancë serioze në identifikimin e profesionalizmit të kandidatëve dhe në një diskrecion total për anëtarët që sipas ‘bindjes së tyre politike’ të gjykojnë se cilët kandidatë janë më të pershtatshëm për pozitën e Avokatit të Popullit", thekson GLPS.

Paneli vleresues nuk dha asnjë përgjigje se çfarë vlerësuan dhe pse kandidatët e mbajtur fshehtë nga ta janë përzgjedhur në listë të ngushtë. Një fakt i tillë është seriozisht shqetësues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për Avokatin e Popullit, i cili insiston në një proces objektiv përzgjedhës.

Për më tepër, Paneli Vlerësues e mbylli për monitoruesit e shoqerisë civile dhe ata ndërkombëtar mbledhjen e Panelit Vlerësues kur erdhi momenti i dhënies së pikëve dhe vendosjes.

Një moment i tillë sipas GLPS-se është krucial për transparencën dhe integritetin e procesit. Pse duhet Paneli Vlerësues të përjashtoj shoqërinë civile nga momenti i vënies së pikëve? Pse duhet që Paneli Vlerësues të mos ketë as edhe një kriter të vetëm profesional që ndërlidhet me indikator të matshëm për të vlerësuar përshtatshmërinë e kandidatëve? Si është e mundur të ndodh përjashtimi i shoqërisë civile në një mënyrë të turpshme nga monitorimi i procesit? Si është e mundur që një proces serioz i intervistimit të zhvillohet mbi bazën e një numri pyetjesh që më shumë i ngjajnë një përshkrimi të përgjithshëm sesa një procesi vlerësimi.

Për këto pyetje ka vetëm një përgjigje: kultura e kapjes, e shoqëruar me një tendencë serioze të manipulimit të fshehur, që është shëndrruar në normalitet në Republiken tonë.

Prandaj, GLPS i kërkon Kuvendit të anuloj këtë proces dhe ta ri-zhvilloj në përputhje me Memorandumin e nënshkruar me Ambasaden Britanike, ku ekspertët britanikë do të jepnin një vleresim objektiv për secilin kandidat; dhe me një pjesëmarrje të pakufizuar e jo-përjashtuese ndaj shoqërise civile e organizatave ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)