19 Prill 2024

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të hapet sa më shpejt

Prishtinë, 4 mars - Ministrja Vlora Çitaku i rikonfirmoi drejtorit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Nicolaus Graf Lammbsdorff përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për arritjen e standardeve Europiane për liberalizim të vizave dhe proceset tjera të integrimit Europian.

Ministrja për Integrim Europian, Vlora Çitaku ka zhvilluar një drekë pune me Nikolaus Graf Lammbsdorff. Temë e diskutimit ishin proceset e integrimit Europian nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe mundësitë për të ardhmen.

Ministrja ka njoftuar Lammbsdorff me marrjen e përgjegjësive të reja nga ana e saj si dhe vizionin e saj për Ministrinë dhe agjendën Europiane.

Gjatë takimit ministrja Çitaku ka potencuar ndryshimet në qasjen e Qeverisë se re ndaj agjendës Europiane e cila vërehet me aprovimin e Rregullores mbi Departamentet për Integrim Europian dhe Koordinim të Politikave në kuadër të Ministrive përkatëse që në mbledhjen e parë të Qeverisë.

Ajo theksoi ndër të tjera se BE nuk duhet të ndikohet nga e ashtuquajtura lodhje e zgjerimit dhe se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së në një të ardhme sa më të afërt.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duhet të hapet sa më shpejt duke marrë në konsideratë se të gjitha kushtet për fillimin e këtij procesi tashmë janë realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër Lammbsdorff ka falënderuar Ministren Çitaku për pritjen si dhe ka ofruar mbështetjen e tij dhe të Qeverisë Gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke vlerësuar lartë emërimin e saj në këtë Ministri dhe aktivitetet e para të cilat tashmë i ka proceduar Ministrja për përshpejtimin e proceseve integruese.

Ministrja Çitaku së shpejti do të nisë një turne në vendet anëtare të BE-së, ndër të cilat është edhe Gjermania, për marrjen e këshillave dhe kordinim të proceseve integruese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)