25 Prill 2024

Procesi i i ndryshimit të kushtetutës do të përfshijë tri faza

Prishtinë, 29 prill - Komisioni për Ndryshime Kushtetuese i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen konstituive, nën kryesimin e deputetit Arsim Bajrami, kryetar i komisionit.

Para përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare, kryetari Bajrami foli për punën e Komisionit dhe detyrat që i presin anëtarët e tij brenda periudhës nëntëmujore, për ndryshimin e Kushtetutës.

Bajrami ofroi bashkëpunimin e tij në cilësinë e kryetarit dhe njëkohësisht kërkoi përkrahjen e anëtarëve të tjerë të komisionit, duke potencuar nevojën që qasja ndaj këtij procesi të jetë profesionale dhe me përgjegjësi politike.

Ai tha se aktualisht, komisioni ka mandat ligjor për të punuar në dy segmente: në amendamentimin e pjesës që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhjen e drejtpërdrejt të tij, dhe në pjesën që ka të bëjë me zgjedhjet.

“Këto janë ndryshime substanciale dhe prekin bazat e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, sepse një president i zgjedhur nga populli, ndikon edhe në kualitetin e qeverisjes”, theksoi kryetari Bajrami. Por, sipas tij, komisioni do të kërkojë mandat shtesë nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës edhe në segmente të tjera, veçanërisht në kaptinën e tranzicionit, në të cilën janë paraparë kompetencat e prezencës civile ndërkombëtare, në një periudhë të parë të pavarësisë.

Sipas tij, ka mundësi që shumë kompetenca që aktualisht janë duke u ushtruar nga prezenca ndërkombëtare, të barten tek institucionet vendore. Por, ai tha se për këtë çështje duhet konsensus i brendshëm dhe me faktorin ndërkombëtar.

Sipas tij, i gjithë ky proces do të zhvillohet në konsultim të ngushtë me mekanizmat ndërkombëtarë, duke marrë edhe shembuj të mirë nga vendet që e kanë kaluar këtë fazë tranzicionale.

Bajrami tha se procesi do të zhvillohet në tri faza: faza e parë do të përfshijë debatet profesionale, në fazën e dytë do të bëhet draftimi dhe në fazën e tretë ndryshimet do t’i nënshtrohen debatit publik.

Ai tha se krahas ndryshimeve kushtetuese, në mandat të komisionit është edhe draftimi i një ligji për zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit. 

Kryetari Bajrami bëri të ditur se në javën e ardhshme do të paraqitet në komision plani i punës së komisionit, në të cilën do të përcaktohet agjenda e punës.

Edhe anëtarët e tjerë të komisionit folën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, duke potencuar edhe rëndësinë e këtyre ndryshimeve, të cilat, siç thanë ata, do të kenë implikime edhe në pjesë të tjera të saj.

U potencua domosdoshmëria që, pas ndryshimeve, Kushtetuta të jetë e zbatueshme. Deputetët shfaqën qëndrimin që gjatë këtij procesi, komisioni ta kryej punën e vet në mënyrë kualitative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)