29 Mars 2024

Prishtina dhe Beogradi vendosin për përmbajtjen e bisedimeve

Prishtinë, 21 shtator - Mbrëmë në selinë e OKB-së kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skender Hyseni kanë takuar përfaqësuesen e lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Baroneshën Catherine Ashton.

Thaçi dhe Hyseni e kanë siguruar Ashton për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e standardeve për integrim në Bashkim Evropian. Ndërsa baronesha Ashton në një deklaratë pas takimit tha se kishte biseduar me kryeministrin Thaçi ‘rreth mundësisë së fillimit të një dialogu, që është shumë i rëndësishëm për njerëzit që jetojnë, siç tha, në veri të Kosovës.’

“Kjo është e shumë e rëndësishme derisa lëvizim drejt një të ardhme të duhur për Kosovën dhe për Serbinë, e ajo është që të jenë pjesë të Bashkimit Evropian,” tha Ashton.

E pyetur se çfarë do të përmbante ky dialog, Baronesha Ashton tha se ‘ky do të ishte një vendim i palëve të vendosin dhe të diskutojnë me njëra-tjetrën.’ “Presim që kjo të ndodh sa më parë,” tha zyrtarja evropiane, pa caktuar ndonjë datë apo afat duke shtuar se megjithatë ‘kjo do të varej nga palët, ndërsa BE-së i mbetej organizimi dhe lehtësimi i bisedimeve.’

Pasi ka nënvizuar se ‘kurrë më nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës,’ kryeministri Thaçi mendimin këshilldhënës të GJND-së dhe rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme i ka quajtur një fillim të ri, një etapë dhe kapitull të ri të bashkëpunimit ndërshtetëror me Serbinë dhe shtetet e rajonit.

Në takim delegacioni i Kosovës ka këmbëngulur që në bisedimet e mundshme me Serbinë të jenë të pranishme si palë ndërmjetësuese edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që sipas një burimi është përkrahur nga Baronesha Ashton.

“Roli i SHBA-ve është e pazëvendësueshem dhe ne si udhëheqësi dhe si popull kemi relacione të veçanta me Amerikën,” ka thënë Thaçi gjatë një ligjërate para një audience prej 200 vetash në Hudson Union Society.

Presidenti dhe kryeministri sot do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së takimit vjetor ‘Iniciativa Globale Clinton,’ një forum ku
diskutohen problemet botërore nga liderë të botës, ndërsa në mesditë do të zhvillojnë një takim me kryeministrin e Kuvajtit, njërin nga vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)