26 Janar 2020

Prioritetet e presidencës finlandeze të BE-së prezantohen sot në Prishtinë

Prishtinë, 2 korrik - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Finlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian në pritjen që do të mbahet sot në Prishtinë. 

Finlanda ka marr dje presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Europian.

Kjo është hera e tretë që Finlanda, si vend anëtar i BE-së, kryeson Këshillin e BE-së.

Këshilli i BE-së është trup që bashkon ministrat e vendeve anëtarë dhe takohet sipas sferave të caktuara, që nga bujqësia e deri te çështjet e jashtme dhe të brendshme.

Finlanda merr kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së nga Rumania, ndërsa më 1 janar të vitit 2020 do t’ia dorëzojë atë Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 janar 2020

- Let’s Do It Kosova dhe Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit organizojn aksion pastrimi në liqenin e Badocit. (Liqeni Badocit, ora 10:00 - nisja bëhet nga zyret e Let’s Do It Kosova, ora 9:30)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Istogut për nder të “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe “ do të organizoj turnirin ndërkombëtarë në shah UÇA.92. (Restorant Butrint në Istog, ora 10:30)