19 Prill 2024

Prezantohet 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' mes Kosovës e Serbisë

Prishtinë, 24 qershor - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në konferencën - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - Vëllimi II.

Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë në krahasim me sondazhin e para 5 muajve? A është rritur apo zvogëluar mbështetja qytetare për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de facto nga Serbia?

Cilat janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt? Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e status-kuo-së?

Sa përqind e qytetarëve e mbështesin politikën aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejt arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë?

Sa përqind e qytetarëve e mbështesin politikën aktuale të BE-së dhe të shteteve të veçanta të BE-së drejt arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë? Çka është testi litmus në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi i identifikuar nga qytetarët e Kosovës në sondazhin e RIDEA-s?

Çfarë po ndodh në të vërtetë me mbështetjen qytetare sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri? A po bëhen shqiptarët e Kosovës më emocional apo racional në gjykimet e tyre në raport me çështjen e bashkimit eventual Kosovë-Shqipëri?

Cila është surpriza e madhe në këtë aspekt? Cilat janë motivet dhe arsyet respektive që i shtyjnë qytetarët e Kosovës të përkrahin apo kundërshtojnë njërin skenar për dallim prej tjetrit, sa i përket marrëveshjes eventuale Kosovë-Serbi?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës, në Vëllimin II.

Përveç panelistëve që mund t’i gjeni në agjendën e bashkëngjitur, pjesëmarrësit tjerë do të jenë diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë, zyrtarë institucionalë të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile, publicistë dhe përfaqësues nga bota akademike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)