29 Mars 2024

Prezantohet iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Familjen

Prishtinë, 25 qershor - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi INJECT, me financim të Ambasadës Zvicërane në Prishtinë dhe me përkrahje nga UNWOMEN, ka mbahet tryeza me temën 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore.

 Kjo tryezë ka për qëllim informimin e pjesëmarrëseve rreth ndryshimeve të dispozitave ligjore që i parasheh Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen dhe sigurimin e mbështetjes nga ana e Deputeteve dhe sektorit të shoqërisë civile. Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Familjen synon parandalimin e Dhunës Ekonomike përmes saktësimit të ligjit. 
 
Tryeza do të mbahet në Hotelin Sirius, në Prishtinë, më 25 Qershor 2018 në orën 09:00. Të bashkangjitur me këtë ftesë, gjeni edhe agjendën.  

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë Grupi i Grave Deputete, Ministria e Drejtësisë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)