29 Mars 2024

Prezantohet "Bashkëpunimi Evropian për Komuna më të fuqishme"

Prishtinë, 6 qershor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Slobodan Petrovic dhe Kryesuesi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë (ECLO) Kjartan Björnson do të prezantojnë në konferencën për mbështetjen e projektit të binjakëzimit “Bashkëpunimi Evropian për Komuna më të fuqishme"

Qëllimi i kësaj konference është avancimi i marrëdhënieve bashkëpunuese midis projektit dhe komunave përfituese me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të planifikimit dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, si dhe ngritjes së këtyre shërbimeve sipas standardeve të BE-së.
 
Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën, duke punuar në partneritet të plotë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe administratat komunale në tërë Kosovën.
 
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë , kryetarët e komunave të Kosovës, dhe të ftuar të tjerë do të janë pjesë e kësaj ngjarjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)