26 Prill 2024

Prezantohet analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-se

Prishtinë, 10 mars - Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka përagaditur analizën gjinore të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Associimin të Kosovës me Bashkimin Evropian 2019-2023.

Kjo analizë është zhvilluar si pjesë e projektit “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve te Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së” dhe është vazhdimësi e analizës së parë.

Projekti mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë përmes “Programit të shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovës të menaxhuar Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Raporti i titulluar “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin 2019-2023” do të publikohet sot në zyrat e KCSF.

Lansimi i raportit synon të mbledhë akterët kryesorë mbi barazinë gjinore dhe integrimet evropiane në Kosovë për të diskutuar bashkërisht lidhur me gjetjet dhe rekomandimet kryesore të publikimit. 

Në event janë të ftuar zyrtarët për integrime evropiane dhe zyrtarët për barazi gjinore nga institucionet e nivelit qendror në Kosovë, përfaqësues tjerë relevant institucional dhe nga shoqëria civile


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)