16 Korrik 2018

Prezantohen prioritetet e presidencës austriake të BE-së

Prishtinë, 10 korrik - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/, Nataliya Apostolova, dhe Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Austrisë të Këshillit të Bashkimit Evropian në pritjen që do të mbahet sot në Prishtinë.

Austria do të jetë në krye të presidencës së Bashkimit Europian për gjatë muajt e ardhshëm.

Siguria dhe lufta ndaj migrimit ilegal mbeten prioritet qendror jo vetëm për presidencën e Austrisë dhe Austrinë, por për gjithë BE-në.

Moto e Austrisë për presidencën e saj të tretë të BE-së është “Një Evropë që mbron”, dhe prioritetet kryesore do të jenë migrimet dhe çështjet e sigurisë dhe konkurrencës së BE-së, si dhe përafrimi i mëtejshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. 

Austria, për shkak të pozicionit qendror në Evropë dhe historisë së saj, mbështet një integrim më të lartë në BE të fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor dhe e paraqet si një prej prioriteteve të presidencës së saj të BE-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00)  

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor të Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)