29 Mars 2024

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Bencze

Prishtinë, 20 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin hungarez József Bencze, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në rrugën euro-atlantike, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Duke e falënderuar për rikonfirmim të këtyre qëndrimeve, Presidentja Osmani, gjithashtu e falënderoi ambasadorin Bencze për letrën e urimit të Presidenti hungarez János Áder.

 “Marrëdhëniet e vendit tonë me Hungarinë i kanë rrënjët në historinë tonë të përbashkët të mbrojtjes së vlerave civilizuese evropiane dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gatishmërinë e vendit tuaj që të punojmë së bashku drejt intensifikimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes të vendeve tona”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim u fol në veçanti për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani theksoi se sigurimi i vaksinave është prioritet kryesor për të gjitha institucionet.

Zonja Osmani potencoi edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit me shtetin hungarez, me fokus në rritjen e numrit të bursave për studentët tanë për t`i ndjekur studimet në Hungari.

Në diskutimin për bashkëpunimin në të ardhmen, Presidentja Osmani tha se do të mbështesë qeverinë e vendit në të gjitha nismat dhe projektet e përbashkëta me Hungarinë, teksa u tha se fusha të interesit të përbashkët janë: bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor, shkëmbimet tregtare, bujqësia, siguria, si dhe në fusha e integrimit evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)