26 Prill 2024

Presidentja Jahjaga u nis për në New York

Prishtinë, 17 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, udhëtoi sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Presidentja do të ketë një varg takimesh bilaterale me liderët e vendeve të ndryshme gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidentja Jahjaga do të ketë takime me udhëheqës të lartë amerikanë.

Në SHBA do të ketë disa aktivitete politike në të cilat bashkërisht do të marrin pjesë Presidentja Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, zotëri Hashim Thaçi.

Presidentja Jahjaga po ashtu është ftuar nga Forumi i Udhëheqësve Botërorë (World Leaders Forum), i cili është themeluar në vitin 2003 dhe funksionon në kuadër të universitetit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Pra, ky është forum i përvitshëm i cili shërben si një qendër për diskutim publik, debat të gjerë mbi çështjet ekonomike, politike, sociale dhe kulturore të kohës sonë.

Forumi i Udhëheqësve Botëror mbulon çështjet që prekin të dy kufijtë atë: tradicionalë, akademikë dhe atë të çështjeve të ndryshme ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)