29 Mars 2024

Presidentit i Hungarisë fton për vizitë zyrtare Presidenten Jahjaga

Prishtinë, 4 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, Lorant Balla.

Ambasadori hungarez i përcolli presidentes urimet e presidentit të Hungarisë, Pal Schmitt, për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në agjendën e integrimeve evropiane.

Ambasadori Balla i dorëzoi presidentes Jahjaga ftesën e presidentit të Hungarisë për vizitë zyrtare.

Presidentja Jahjaga tha se vizita në Republikën e Hungarisë do të realizohet gjatë kohës së presidencës së radhës të BE-së nga ana e Hungarisë, e cila e kryen mandatin më 30 qershor.

Presidentja e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në agjendën e saj evropiane.

Ajo u angazhua për hapjen e dialogut për liberalizimin të vizave për qytetarët e Kosovës dhe tha se vendosja e marrëdhënies kontraktuale me BE-në i ndihmon reformat e brendshme si dhe hap perspektivën evropiane për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)