19 Prill 2024

Presidenti Topi uroi Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga

Prishtinë, 8 prill - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në një bisedë telefonike, uroi Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e re.

Po kështu, përmes një mesazhi të bërë publik, Presidenti Topi i ka uruar Presidentes Jahjaga sukses të plotë në kryerjen e detyrës së saj.

“E nderuara Zonja Presidente,

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë t’Ju uroj për zgjedhjen Tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës!

Është një moment historik për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar që në krye të shtetit zgjidhet një grua me integritet të lartë profesional dhe tepër të respektuar.

Në emrin tim dhe të gjithë popullit shqiptar, uroj që të keni sukses të plotë në detyrën tuaj të lartë për të përballuar të gjitha sfidat që ka Republika e Kosovës drejt rrugës së përbashkët të integrimit të plotë euroatlantik!

Shpreh bindjen e plotë se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve tona do të zhvillohen e intensifikohen më tej në të gjitha drejtimet, në të mirë të kombit tonë dhe paqes e stabilitetit në rajon”, theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Po kështu, menjëherë pas zgjedhjes, Presidentja Jahjaga është uruar nga ushtruesi i detyrës së Presidentit, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, dhe Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean - François Fitou.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)