02 Qershor 2020

Presidenti Thaçi viziton Gardën Kombëtare në Iowa, takon pjesëtarët e FSK

Iowa,  20 shtator  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Gardën Kombëtare të shtetit Iowa, ku është pritur nga Gjeneralmajori Benjamin Corell dhe ka takuar pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimet atje.

Presidenti Thaçi ka falënderuar gjeneralët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në ngritjen e profesionalizimit të ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që i keni dhënë FSK-së”, u shpreh presidenti Thaçi.

Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në.

Presidenti Thaçi takoi edhe pjesëtarët e FSK-së që janë duke u trajnuar në Gardën Kombëtare të Iowa-s të cilët i përgëzoi për të arriturat e tyre profesionale.

“Jemi krenar me pjesëtarët e FSK-së kudo ku shërbejnë ata”, u shpreh presidenti Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)