24 Prill 2024

Presidenti Thaçi takoi homologun e tij armen, Armen Sarkissian

Armeni, 12 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, i cili është nikoqir i liderëve në Samitin e 17-të të Frankofonisë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar homologun e tij armen për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të Samitit të Frankofonisë, ku Kosova arriti të bëhet anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Presidenti Thaçi dhe homologu i tij armen kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet dy shteteve dhe janë dakorduar që të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)