26 Prill 2024

Presidenti Thaçi shpall zgjedhjet për Kryetar të Podujevës më 15 mars

Prishtinë, 7 shkurt - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi.

Po ashtu, në vendimin e presidentit Thaçi thuhet se në pajtim me nenin 10 të Ligjit Nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (GZ, Nr. 10, 03 prill 2019), Kuvendi i Komunës dhe ekzekutivi i Komunës së Podujevës nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)