20 Prill 2024

Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Prishtinë, 23 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për punën e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fushat.

“Me projekte dhe investime konkrete, Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad ka theksuar se Norvegjia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat.

Në fund, presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e tij të ardhshëm.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)