24 Shkurt 2018

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Prishtinë, 14 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Republikën e Kosovës, Paulina Franceschi Navarro.

Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar përkrahje të plotë në ushtrimin e postit të saj.

“U jemi mirënjohës dhe falënderues për njohjen që Panamaja i ka bërë Kosovës, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që keni dhënë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka thënë Presidenti.

Nga ana tjetër, ambasadorja jo rezidente e Panamasë për Kosovën, Paulina Franceschi Navarro, duke e falënderuar presidentin Thaçi, i shprehu urimet më të mira për 10 vjetorin e pavarësisë.

Kreu i shtetit në fund ka thënë se Panamaja është partner strategjik në Amerikën Latine, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2018 - Mbahet kongresin e 7-te Zgjedhor te të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Kongresin e 7-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe koordinatori rajonal nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Gazmend Abrashi, mbajnë konferencë për medie, në lidhje me “Projektet dhe mundësitë që do të prezantohen në Samitin Ekonomik nga BERZh që do të mbahet në Londër më 26.02.2018”. (Zyrat e OEK-ut, ora 11:00)  

- Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizon gara për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 11:00)  

- Partia Ekologjike e Kosovës mban Kuvendin Zgjedhor. (Hoteli Grand, ora 11:00)