26 Shtator 2020

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori hungarez, Jozsef Bencze

Prishtinë, 15 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.

Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë shtetit të Kosovës në vazhdimësi. Presim të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka shprehur vullnetin e Kosovës për më shumë bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, e sidomos në aspektin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)