22 Shtator 2019

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet nga ambasadori të Britanisë së Madhe

Prishtinë, 5 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ambasadori Nicholas Abbott.

Duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës gjatë historisë, presidenti Thaçi u shpreh se “Britania është partner strategjik i Kosovës” dhe se “liria dhe pavarësia e Kosovës është e lidhur me rolin aktiv të Britanisë së Madhe”.

Ambasadori Abbott u shpreh se do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhëniet e mira, tradicionale, historike, miqësore në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti Thaçi u shpreh se mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet thelbësore edhe në sfidat që i ka përpara Kosova, nga konsolidimi i plotë ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës e deri te anëtarësimi në mekanizmat euro-atlantikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)