22 Shtator 2019

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë për Kosovë

Prishtinë, 5 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë për Kosovë, Ambasadori Jens Erik Grondahl.

Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës.

“Jemi mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale por edhe për përkrahjen që Norvegjia i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë”, tha presidenti Thaçi.

Ambasadori Grondahl në dorëzimin e letrave kredenciale të tij, u shpreh se do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Presidenti Thaçi shtoi se Norvegjia ka qenë aktore në të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova dhe se pret që Norvegjia ta përkrahë edhe në përballjen me sfidat që Kosova ka sot përpara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)