19 Prill 2024

Presidenti Thaçi nuk përfaqëson vullnetin e popullit, po dëmton KQZ-në

Prishtinë, 17 mars - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti sot një konferencë për media ku u fol për dëmet nga bllokimi i KQZ-së nga Presidenti.

Nënkryetarja e Lëvizjes, znj. Fatmire Kollçaku Mulhaxha tha se nuk kalon ditë që ky president nuk jep ndonjë provë të re që jo vetëm se nuk është konsensual, por as nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

Ky president, sipas saj, po e bënë të pamundurën për ta bllokuar opozitën.

“Me mos dekretimin e anëtarëve të KQZ-së, bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, që për rrjedhojë bllokon fondet që iu takojnë të gjitha subjekteve politike, vërehet se qëllimi është të pengohet veprimi i opozitës që deri në një masë është edhe i varur nga ato fonde që rrjedhin nga një organ kushtetues” tha nënkryetarja Kollçaku duke shtuar se ky shqetësim do të duhej t’i prekte edhe partitë në pushtet, por që sipas saj duket se ato kanë burime të tjera mbijetese.

Adnan Rrustemi si përfaqësues i Lëvizjes në KQZ tha se bllokimi i këtij institucioni për tash e një vit e ka lënë shumë mbrapa këtë institucion në një seri të punëve e në një varg përgatitjesh.

“Nga vlerësimi i aspekteve teknike të zgjedhjeve të kaluara dhe marrjen e masave për t’i përmirësuar, deri tek çështjet shqetësuese të përhershme si: pastrimi i listës së votuesve, hetimin e fletëvotimeve të shumta të pavlefshme, fushata informuese për votuesit, thjeshtimin dhe lehtësimin e mënyrës së votimit për diasporën, për votuesit me nevoja të veçanta, e punë të tjera të përditshme si zëvendësimi i asamblistëve, i deputetëve e detyrime tjera."

"Të gjitha këto, e shumë të tjera janë bllokuar bashkë me bllokimin që i ka bërë Hashim Thaçi këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues.” tha Rrustemi duke theksuar se shkëputja njëvjeçare nga punët e përditshme dhe të planifikuara do të ndikojë në cilësinë e aktiviteteve të KQZ-së.

Përmes sllajdeve u paraqiten të renditura dëmet nga bllokimi i KQZ-së, si dhe aktivitetet e tjera operacionale të këtij organi që pengohen nga ky bllokim.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)