23 Shkurt 2020

Presidenti Thaçi i jep Albin Kurtit mandatin për të krijuar qeverinë

Prishtinë, 18 janar - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se pret që spektri politik të shterë të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve para se të ndërmerr hapa të tjerë.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, si përgjigje ndaj vonesave për krijimin e qeverisë së re nga ana e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Pres që spektri politik të shterroj të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve pastaj do të shohim hapat që do të ndërmarrim”, tha ai.

Presidenti Thaçi se tashmë ka nënshkruar vendimin që i jep mandatin për të krijuar qeverinë kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Unë pres që, vendimin veç se e kam nënshkruar, duke menduar se veç do ta merr pasi që vet është deklaruar, ka zhvilluar fushatë si kandidat për kryeministër, ka emëruar gjysmën e qeverisë, është krejt normale, e kuptueshme dhe e përgjegjshme që në kuptimin ose fizik ose përmes komunikimit tjetër të pranon edhe zyrtarisht nomimin si kandidat për kryeministër. Nëse jo, natyrisht se është e drejtë e tij e refuzimit publik apo zyrtarë që nuk është i gatshëm por kjo i mbetet në përgjegjësine e respektimit të vullnetit të elektoratit por edhe para se gjithash të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe natyrisht mbështetjës së partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se adresa e zgjidhjes së ngërçit është ende tek partitë politike dhe se sipas tij në momentin kur kalon në një fazë tjetër, ai do të punoj që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve të Kosovës.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar por e theksoj edhe njëherë do të shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike që kanë adresë të partive politike me përgjegjësitë e tyre të respektimit të vullnetit qytetar por edhe të përgjegjësive kushtetuese e ligjore, gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe natyrisht jo vetëm të një adrese politike, vazhdoj të besoj fuqishëm se do të ecim në drejtimin e duhur në mënyrë që të vazhdojmë me implementimin e prioriteteve që si shtet i Kosovës qoftë për liberalizimin e vizave qoftë për të ardhmen tonë euro-atlantike”, tha ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)